TIRANE-Prej pak ditësh, mijëra banorë të zonës së Qytetit Studenti dhe rrugës ?Jordan Misja? në Tiranë përfitojnë një shërbim të ri transporti publik.
Kjo linjë është riorganizuar nga Bashkia e Tiranës, duke plotësuar një kërkesë të hershme të qytetarëve, ku falë ndërhyrjes linja ekzistuese ?Qyteti Studenti - Qendër? ka pësuar zgjatim deri në rrugën ?Jordan Misja?, në afërsi të shinave të trenit.
Shërbimi në linjën e re u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky është një premtim i mbajtur dhe zgjatja e linjës së re u shërben mjaft prej zonave, të cilat janë mbipopulluar vitet e fundit.