Një askident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së sotme në Sauk pranë një qendre tregtare.
Mjeti i aksidentuar është përfshirë nga flakët, ndërkohë që brenda tij kanë mbetur të bllokuar dy persona, një mashkull dhe një femër.
Qytetarët dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave nga mjeti, ndërkohë mësohet se personi i gjinisë femër i përfshirë në aksident, është transportuar drejt spitalit të Traumës.