Ndërkaq moti i keq është ndjerë tepër në zonat bregdetare ku tragetet kanë hasur vështirësi në ankorim. Në Vlorë e në Durrës janë pezulluar lundrimet. Në Vlorë një traget ka hasur vështirësi në ankorim duke dalë në radë. Dallgët arrijnë në 7-8 ballë në det të hapur dhe 6 ballë brenda gjirit ndërsa era frynë 15 metër në sekondë.
Ndërsa në Durrës, peshkatarët kanë dy ditë që kanë pezulluar aktivitetin për shkak të erës së fuqishme. Dallgët ditën e sotme kanë arritur në 8 Ballë në det të hapur kurse era ka fryrë 32 m/s. Por pavarësisht kësaj, anijet e tonazhit të vogël kanë qenë të bllokuara prej ditës së djeshme, kurse tragetet janë ankoruar në kohë.