Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për mësuesen Luçe Daka, ky 7 mars ishte i fundit i kaluar në shkollëne mesme të bashkuar në Velipojë, ku për 40 vjet kontribuoi ne edukimin e brezave të rinj.
Dalja në pension e mësueses së vjetër përkoi me festën e mësuesit, një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, që i shprehu mirënjohje për punën e 40 viteve.
Bushati: Kam ardhur sot këtu për të uruar 7 Marsin dhe mbi të gjitha për të uruar një mësuese shembullore Luçe Daka, e cila mbas 40 vite punë në arsim, me shumë breza e gjenerata del sot në pension.
Daka: Kam shërbyer 40 vite në këtë shkollë dhe veç me politikë nuk jena marrë kurrë, sepse këtu janë fëmijët e të tanëve.
Në Elbasan, nxënësit e shkollës Onufri, u dhuruan mësuesve punime të bëra nga vet ata.
Mësuesja Darina Prifti: Jam munduar bashkë me prindërit që të rrisim kreativitetin tek fëmijët. Unë dua diçka nga duart e tyre.
Në Vlorë 60 mësues u nderuan me certifikata mirënjohje nga drejtoria Arsimore, ndërsa kryebashkiaku Dritan Leli i cilësoi misionar të edukimit të Shqipërisë së të ardhmes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/7-marsi-mesazhi-i-mesueses-qe-doli-sot-ne-pension/