Stop - Skandal në fshatin SOS, e mitura 9 vjec ngacmohet seksualisht! (07 mars 2017)

RTV KLAN 2017-06-05

Views 4

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj;

Kronika e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-133-sezoni-2/

Një skandal me sfond seksual ka ndodhur në fshatin e fëmijëve SOS pak javë më parë. Dy djem të moshës 15 dhe 16 vjec kanë ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 9 vjecare. Drejtoresha Teuta Shkenza thotë për ?Stop?, se nëna kujdestare, Valbona Shahu, ka dhënë dorëheqjen pas këtij incidenti, ndërsa ajo vetë ka denoncuar incidentin në komisariatin numër 1.Skandali thellohet po të sjellim në vëmendje, se edhe pas disa javësh, nuk është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor i të miturës.

Kronikë më e plotë:
Një skandal me sfond seksual ka ndodhur në fshatin e fëmijëve SOS pak javë më parë. Dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë abuzuar seksualisht një vajzë të mitur 9-vjeçare. Drejtoresha Teuta Shkenza thotë për emisionin ?STOP?, se nëna kujdestare, Valbona Shahu, ka dhënë dorëheqjen pas këtij incidenti, ndërsa ajo vetë ka denoncuar këtë rast në komisariatin numër 1. Skandali thellohet po të sjellim në vëmendje, se edhe pas disa javësh, nuk është bërë ende ekzaminimi mjeko-ligjor i të miturës.

?Jo, kjo ka ndodhur, përpara dy- tre javëve, realisht. Ne jemi njoftuar nëpërmjet një e-maili nga jashtë, domethënë që ka ndodhur diçka edhe ne e kemi marrë dhe e kemi parë rastin, si është rasti, tek është rasti etj. Dhe unë menjëherë kam lajmëruar, kam njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që është në Njësinë Bashkiake numër 2. Kam njoftuar Agjensinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që është në Ministrinë e saj dhe e kam bërë vetë denoncimin tek Policia, tek Rajoni i Policisë numër 1. Ato menjëherë kanë sjellë dy OPGJ, se ata janë personat, që verifikojnë nëse rasti është faktik.

Është bërë ekspertizë vajzës?
Jo! Nuk ka ndodhur abuzimi konkret, po ka qenë kështu molepsje domethënë. Por megjithatë ne pavarësisht se kemi dyshime apo është e vërtetë, janë organet që e provojnë nëse ka ndodhur apo jo.

Ka dhënë dorëheqjen nëna kujdestare?
Sot kemi filluar procedurat e largimit nga puna, realisht.

Ka dhënë vetë dorëheqjen apo po e hiqni ju?
Në momentin, që unë kam marrë këtë unë kam bërë njoftimin, që ta lajmërojnë mbas 72 orëve, që të vinte dhe të paraqitej përpara nesh. Nëna ka përgjegjësi për gjithçka për fëmijën. Realisht unë kam filluar procedurat e largimit dhe në momentin, që unë do ta thërras pas 72 orëve në bazë të Kodit të Punës, që ajo ashtu në atë moment ajo ka paraqitur tek Burimet Njerëzore dorëheqjen. Por nuk do të thotë? Për arsye personale ka thënë ajo, por realisht policia e ka thirrur dy herë dhe ka përgjegjësi. Dhe kjo ka qenë, që nëna ka shkuar tek një shtëpi tjetër me pa televizor dhe i ka lënë fëmijët vetëm. A kupton? Dhe kjo është neglizhencë. Kjo nënë ka pasur edhe një vërejtje përpara, për këtë tip neglizhence. Dhe kjo ishte arsyeja, që ne vendosëm në mënyrë të menjëhershme si staf, që duhet ta largojmë.

Ne kemi dhënë vërejtje dhe paralajmërim për largim edhe për dy nëna të tjera, që e kanë marrë v...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS