Report TV - 'Un Woman', Saunders: Prona të zotërohet nga të 2 bashkëshortët njësoj

Report TV 2017-06-05

Views 0

E drejta e pronës për gratë në Shqipëri njihet me ligj por zbatimi i saj lë për të dëshiruar. Për këtë arsye, në 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave, David Saunders, Përfaqësues i UN Women (Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave) në Shqipëri, kërkoi fuqizim të gruas duke ju lejuar të drejtën e trashëgimisë së pronës.

??Në Shqipëri 25% e pronave, zotërohen edhe nga gratë, por në fakt 80% e pronave janë në pronësi të burrave. Është e rëndësishme të ndajme këtë. Prona është një siguri. Nëse zotëron pronë, apo tokë: ke fonde për t?u mbeshtetur në kohë krize, për t?u mbështetur për të marrë kredi, ndoshta të nisësh një biznes, pra është fuqizim ekonomik. Kjo është arsyeja përse jemi këtu sot. Dhe unë do t?i kërkoja të gjithë shqiptarëve të vepronin. Prona jote, zotërohet në mënyrë të barabartë nga ty dhe bashkëshortja jote. Apo dominon ti si burrë? Kush do ta trashëgoje pronën nga fëmijët e tu? Të gjithë do ta trashëgojnë në mënyrë të barabartë? Barazia është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe sot ne Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju lutem të angazhoheni dhe te veproni, për të mbështetur fëmijet tuaj, bashkëshorten tuaj??,-u shpreh Saunders.

Share This Video


Download

  
Report form