Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës dhe UN Women në Shqipëri firmosën Kartën Evropiane p?r Barazi të grave dhe burrave n? jet?n vendore. Me nënshkrimin e këtij dokumenti, Bashkia e Tiranës angazhohet publikisht që të hartojë dhe miratojë ?Planin e Veprimit për Barazi?. Gjithashtu ky institucion angazhohet të bashkëpunojë me qeveritë lokale dhe rajonale në Europë.
Duke evidentuar rolin e gruas, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se janë bërë hapa përpara për barazinë gjinore pasi 65% e stafit të bashkisë janë femra.
Veliaj: 65 për qind e stafit të bashkisë janë gra dhe vajza. Kjo është ndoshta një arsye e suksesit të bashkisë në këtë një vit e gjysmë të shumë punëve që jo vetëm bëhen shpejt por edhe me kujdes. Kam penalizuar 150 policë bashkie për shkelje të ndryshme, asnjë prej tyre nuk ka qenë grua.
Në ditën ë gruas kryebashkiaku dha lajmin e mirë se muajin tjetër nis procedura për kreditë e buta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-angazhohet-per-zbatimin-e-kartes-europiane-per-barazi/