http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i LSDM-se, Zoran Zaev ka dale ne nje konference per shtyp per te prezantuar programin qeveritar, duke i bere njëkohësisht thirrje presidentit Ivanov t?i japë mandatin, duke i dhëne fund krizës politike ne vend. Zaev tha se nuk ka platforme shqiptare, por ka program per te drejtuar Maqedoninë ne te mire te gjithë qytetareve.?E ftoj Gjorge Ivanovin që të konstatoj se ekziston program qeveritar që është në interes të qytetarëve dhe që e çon vendin përpara dhe që ruan karakterin unitar të shtetit. Ne program përfshihet ndryshimi i ligjit per gjuhet, per t?i dhëne liri e te drejta te barabarta te gjithë qytetareve te Maqedonisë, por nuk do te ketë ndryshime kushtetuese.? I pyetur nëse kryetari i kuvendit do te ishte nga BDI-ja, Zaev nuk e përjashtoi ketë mundësi.?Nuk kam asnjë paragjykim që kryetari i kuvendit te jetë qoftë kandidat i BDI-së apo i ndonjë partie tjetër. Javën e ardhshme pres që të tentojmë që bashkë me partitë që dhanë mbështetje të bisedojmë dhe ta zgjidhim çështjen e mandatit. Dua te bind Ivanovin se programi yne është i plote dhe mazhoranca e qëndrueshme.?Megjithatë Zaev nuk i dha përgjigje pyetjes se çfarë hapash do te ndërmerren, nëse presidenti nuk do t?ia japë mandatin per formimin e qeverise.