LEZHË-Bashkia e Lezhës drejt falimentimit. Paaftësia e punonjësve të bashkisë për të mbledhur taksat e pastrimit dhe gjelbërimit ka vënë në vështirësi këtë institucion pasi prej kohësh qytetarët lezhian i shmangen taksës për shërbimet e mirëmbajtjes së qytetit.
Sipas drejtorit të shërbimeve publike në Bashkinë e Lezhës mospagesa e taksave ka bërë që shumë punë publike të pezullohen.
Sipas Drejtorit, Ndue Lushi vetëm 6% e qytetarëve i paguajnë këto detyrime që janë të përcaktuara me ligj.