“CEZ”, komisioni mbyll hetimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni hetimor për privatizimin e operatorin e Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke CEZ, ka arritur në përfundimin se përmes shkeljeve, dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar, arrin në qindra miliona euro. Për kreun e komisionit hetimor, përgjegjësia për këtë proces korruptiv privatizimi është e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në përfundim të hetimeve, Balla tha se Vendimet e Këshillit të Ministrave, kanë favorizuar padrejtësisht kompaninë çeke. Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca, ka miratuar me votën e deputetëve të mazhorancës, raportin përfundimtar. Procedurë, e cila u zhvillua në mbledhjen ku munguan deputetët e opozitës, për shkak të bojkotit.

Share This Video


Download

  
Report form