http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna ka shënuar nje moment kthese per ministrin e shkarkuar, por ende ne detyre Sajmir Tahiri dhe ministrin e ri ende te padekretuar Fatmir Xhafaj. Sajmir Tahiri ka zhvilluar nje takim te fundit me shefat dhe punonjësit e policisë pranë Drejtorisë se Policisë se Tiranës. Punonjësit e policisë e kane pritur me falenderime ndërsa nuk kane munguar dhe dhuratat. Krejt ndryshe ka qene dita e ministrit te ri te brendshëm Fatmir Xhafes, i cili pasi ka marre urimet e kolegeve deputete ka drejtuar per here te fundit mbledhjen e komisionit te ligjeve. Si njeriu qe ka kryesuar nga PS reformën ne drejtësi, Xhafaj ka shfrytëzuar mbledhjen ku u miratua Kodi Penal per te falenderuar te gjithe ata qe punuan per kete reforme Me pas Xhafa i është drejtuar selisë se PS per te marre pjese ne mbledhjen e grupit, ne pritje te dekretimit dhe votimit nga parlamenti.