Report TV - Studimi:1 në 10 fëmijë në vend me aftësi ndryshe,92% s’marrin shërbim

Report TV 2017-07-04

Views 2

Rreth 92 për qind e fëmijëve që kanë të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar nuk përfitojnë nga shërbimet sociale në një qendër zhvillimi të specializuar apo të kenë edhe mësues individualë.

Ndërkohë që në të gjithë vendin rezulton se 10.7 % e fëmijëve e kanë një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim, por vetëm 4 % e tyre janë certifikuar nga komisionet shtetërore si fëmijë me aftësi të kufizuara.

Këto janë rezultatet e studimit të parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar dhe cilësisë së shërbimeve tek fëmijët e moshës 2-17 vjeç.

Toni Gogu, drejtori kombëtar i ?World Vision? u shpreh se detyrimi ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuar është shumë më tepër se sa thjesht një pension.

Përveç fëmijëve, ata që vuajnë më shumë mungesën e infrastrukturës janë prindërit e tyre dhe familjarët. Për këtë Anila Meço, drejtore e ?Save the Children? u shpreh se gjetjet e studimit nxorën në pah edhe mungesën e sensibilizimit ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuar ose edhe fëmijëve me aftësi ndryshe.

Share This Video


Download

  
Report form