Një tjetër gomone me drogë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar në brigjet italiane. Policia e Shtetit sqaron se gomonia mbante 800 kilogramë marijuanë dhe u kap në Foxhia pas 4 orë ndjekje.
Në pranga u vunë dy trafikantët shqiptarë V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza e Pulias, ku në ndihmë ishin një avion dhe një helikopter.
http://www.oranews.tv/vendi/operacion-i-perbashket-shqiperi-itali-kapet-gomonia-me-800-kg-marijuane/