Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Ditën e Verës ka zgjedhur të lërë çadrën dhe është zhvendosur në Elbasan.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.
Edhe këtë ditë Basha e ka shfrytëzuar për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e ka cilësuar Ditën e Verës si një ditë shprese për gjithë vendin.
" Dita e verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe" shkruan Basha në Facebook.