Report TV - Bushati: Negociatat, kusht mbetet Vettingu, Alfano: Bëni reformat

Report TV 2017-07-04

Views 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti mesditën e kësaj të marte në një takim, homologun e tij italian, Angelino Alfano.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektiva e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, dy ministrat iu referuan dhe situatës politike në Shqipëri. Alfano u shpreh se Italia mbështet kursin reformator të Shqipërisë dhe përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe.

Share This Video


Download

  
Report form