Emërimi i ministrave të rinj, Presidenti do t’i verifikojë para se t’i dekretojë

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Katër emrat e propozuar për të zëvendësuar ministrat e larguar nga qeveria nuk do të ulen në kolltukun ministror edhe për të paktën një javë tjetër. Urdhërat e emërim - shkarkimeve, kanë dalë nga zyra e kryeministrit për të shkuar drejt godinës në anën tjetër të bulevardit, zyrën e Presidentit të Republikës.

Por edhe pse kanë mbërritur në zyrën e presidentit, emërim-shkarkimet e ministrave ,duhet të presin të paktën një javë për të marrë edhe dekretin e presidentit Nishani.

Dhe pas kësaj është në dorë të Kuvendit, që t?i shqyrtojë dekretet e presidentit brenda 10 ditëve nga hedhja e firmës së tij. Burime nga zyra e Presidentit të Republikes, pohuan për Klan se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t?i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.

Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do të vendosë nëse do t?i dekretojë apo jo si ministra.

Në CV -të e tyre apo në formularët e dekriminalizimit, asnjë prej katër kandidatëve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtesinë shqiptare apo të huaj.

Por verifikimi nga ana e presidentit konsiderohet tepër e nevojshëm për secilin anëtar të qeverisë dhe që është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form