TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë apartament në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar e ndërsa mësohet se zjarrëfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke vënë në kontroll flakët pa u përhapur në apartamentet e tjera të pallatit.
Report Tv sjell pamje nga momenti i zjarrit ku siç mund ta shikono në këtë video tymi nga flakët është shumë i madh.
Po hetohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.