Debat për “Ministrin e Drejtësisë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasja mes dy aleateve PS dhe LSI ka qene e dukshme ne lidhje me paketën e dyte te ligjeve te reformës ne drejtësi. Ministri i LSI Petrit Vasili, ka kërkuar me shume kompetenca gjate diskutimit te ligjit per Ministrin e Drejtësisë, duke pranuar se ka qene faktori ndërkombëtar, i cili gjate hartimit te ndryshimeve kushtetuese, ka këmbëngulur per kufizim te rolit te kësaj ministrie. Pas vërejtjeve te ministrit te LSI, dy socialistet Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, janë përpjekur te eliminojnë çdo tension ne mbledhjen e komisionit, duke premtuar plotësim te kërkesave te Vasilit, brenda kuadrit kushtetues. Qe prej muajit dhjetor, ne Parlament ka filluar diskutimit i paketës se dyte te reformës ne drejtësi prej 27 ligjesh dhe veçanërisht gjate konsultimit te drafteve kundërshtitë mes PS dhe LSI kane qene te dukshme.

Share This Video


Download

  
Report form