http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, durimit të familjarëve për të vënë para drejtësisë autorët, u ka ardhur fundi. Në një njoftim për shtyp, shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit, shprehet se tashme ka ardhur Rama te kaloje Vetingun për Gërdecin.Familjaret thone se po perbellen me gënjeshtarët e lajkatarët.Edhe pse në 2013 iu premtua se do të merrnin dëmshpërblimet avokati i familjareve te viktimave shprehet se gjyqet vazhdojnë dhe se pengese po behet qeveria.Ndërkohë, ministri ende ne detyre Saimir Tahiri theksoi se sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët guxojnë te dalin edhe publikisht.Tahiri u shpreh se do të propozoje që amnistia për dorëzimin e armëve të vazhdojë deri në fund të këtij vitit, pasi armët e rrëmbyera nga depot e vitit 1997 kane marre shume jete njerëzish, siç ishte edhe Gërdeci, disa vite me pare.