Në Gërdecin e harruar, kujtohen vetëm familjarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e mërkure shënon 9-vjetorin e tragjedisë se Gërdecit, ku humben jetën 26 vete e u plagosen qindra te tjerë. Harresa këtë herë është e shtetit pak kohë pasi drejtësia sipas tyre, u mbylli dyert. Për Gëzim Deliun, i cili humbi 5 anëtarë të familjes mes tyre dhe djalin 3-vjeçar, tragjedia është akoma më e rëndë, në një kohë që askush nuk kujtohet. Për punëtorët e mbijetuar të fabrikës, mungesa e drejtësisë vijon të mbetet një pyetje pa përgjigje. 1 vit më parë, fshati Gërdec iu rikthye banorëve pas 386 mijë metrave katrorë, të cilat u pastruan nga mbetjet e predhave. Por pavarësisht kësaj, qëndrimet e qeverisë dhe bashkisë së Vorës, vijojnë të mbeten të kundërta, ashtu si në dy pllakatet e vendosura në zonën e kraterit, në atë të qeverisë, tragjedi, tek memoriali i bashkisë, aksident teknologjik.

Share This Video


Download

  
Report form