Gjatë aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ambasadori Donald Lu u shpreh se viti 2017-ë do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë.
Duke iu referuar edhe situatës politike në vend, Lu tha se "disa njerëz mendojnë se jam optimist, jam realist". "Shoh të vijnë gjëra të mira për popullin shqiptar. 2017 do të jetë viti i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis zbatimin e Reformës në Drejtësisë që do transformojë klimën e biznesit".
Zgjedhjet e 18 qershorit, tha Lu, duhet ta orientojnë Shqipërinë drejt rrugës së BE.