Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për rreth 2 orë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian te vila qeveritare në Bllok, ndërsa mungoi Romana Vlahutin, pasi ndodhet jashtë vendit dhe kthehet në datë 24 Mars.
Në takimin e Ramës me ambasadorët e BE ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe OSBE, Bernd Borchardt.
Në qendër të takimit mes kryeministrit të vendit dhe ambasadorëve ishte situata politike pas protestës së opozitës dhe bllokimi i ngritjes së komisioneve të Vettingut pas bojkotit të PD.