http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ka dhëne mesazhin e qartë se po krijohet një krizë politike në vend si ajo e vitit 1997. Teksa ka mbetur edhe një muaj nga mbarimi i mandatit të presidentit aktual, Bujar Nishani, Ruçi tha se ka nga ata që nuk duan që të zgjidhet Presidenti i ri.Kreu i grupit parlamentar te Partisë Socialiste i beri thirrje opozitës te heqë dore nga kërkesa per qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve duke i kujtuar se pushteti merret vetëm me vote.Deklaratat, Ruçi i bëri gjatë një aktiviteti në Njësinë Administrative Portez në Bashkinë Fier ku 501 banorë të zonës kanë marre sot lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre.