Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama shuan çdo shprese te opozitës per shtyrjen e zgjedhjeve. Ne përgjigje te deklaratave te kryedemokratit Lulzim Basha nga Shkodra, shefi i qeverise e beri te qarte se procesi do te zhvillohet ne 18 qershor. ?Por një gjë është e sigurt se zgjedhjet do bëhen më 18 qershor. Ka akoma kohë deri atëherë dhe do shihni dhe do vendosni. A doni të vazhdojmë bashkë. Kush do të jetë në çadër të jetë të çadër, kush do të punojë tokën të punoj tokën. Dhe unë e kam ndarë mendjen, se do punoj dhe nuk ka forcë që e ndryshon.? Kryeministri akuzoi Partine Demokratike se synon te krijoje destabilitet. Rama iu referua vitit 1997-te dhe pasojave te renda qe solli ai, duke thënë se janë te njëjtët qe jane ngujuar ne çadre ata qe i vunë zjarrin vendit. Paraditen e se premtes lideri i mazhoramces thirri ne takim ambasadoret e vendeve anëtare te Bashkimit Europian, ambasadorin amerikan Donald Lu, si dhe kreun e Prezencës se OSBE-se ne Tirane Benrd Bochard, ndërsa mungoi diplomatja e Bashkimit Europian Romana Vlahuti. Palët kane qene shume te rezervuara mbi cfare është diskutuar ne takimin qe zgjati rreth 90 minuta. Por burimet bëjnë të ditur se teme e diskutimit ka qene situata politike ne vend, si pasoje e protestës se opozitës dhe bojkotit parlamentar, si dhe bllokimi i procesit të Vettingut. Po ashtu, ambasadoret janë njohur nga kryeministri Rama edhe me përgatitjet per procesin elektoral, si dhe reformën zgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form