Ora News - Ultimatumi për Xhafaj, Spiropali: Nishani mos ta ndjekë Bashën në këtë marrëzi

Ora News Emisione 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa kreu i opozitës ka paralajëmruar se nuk do të lejojnë emërimin e Fatmir Xhafaj Mininistër i Brendshëm, Elisa Spiropali thotë se Basha po del tej kompetencave të tij.
Në ?Orën e Intervistës? në RTV Ora News, zëdhënësja e Kryesisë së PS, njëkohësisht dhe Sekretare për Rininë, këshillon Presidentin të mos ndjekë kreun e PD në këtë marrëzi, por të bëjë dekretimin normal të qeverisë së re.
Spiropali: Basha po mban mbi shpatulla shumë premtime, ultimatume, duket sikur po flet me zë të lartë në çadër, në errësirë, për ti dhënë kurajo vetes dhe të tjerëve që e ndjekin nga pas. Por nuk i takon zotit Basha, nuk është ai që vendos, nuk është ai që emëron Ministrat, nuk është qeveria e tij, nuk i ka marrë votat PD për të qeverisur. Kemi një mazhorancë shumë të qartë, kemi numrat, ligjet, Kushtetutën e Shqipërisë e cila tregon qartë sesi mandatohen dhe do të ishte shumë e këshillueshme që Presidenti i Republikës, me gjithë respektin, të mos e ndjekë zotin Basha në këtë marrëzi por të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lejojë formimin normal, dekretimin normal të qeverisë së re. Në zgjedhje do të hyhet sepse shqiptarët nuk e meritojnë krizën politike, problemet e tyre personale, të vogla politike, apo llogaritë që kanë me drejtësinë ata nuk mund t?ua hedhin në kurriz të gjithë shqipotarëve. Nuk mund ta mbajnë atë barrë qytetarët e këtij vendi.
Për shtyrjen e zgjedhjeve, Spiropali ndan të njëjtin qëndrim me kryetarin e PS, kur thotë se data e zgjedhjeve është e panegociueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ultimatumi-i-bashes-per-xhafaj-spiropali-presidenti-mos-ta-ndjeke-ne-kete-marrezi/

Share This Video


Download

  
Report form