http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Korça, ministri i bujqësisë Edmond Panariti tha se LSI do t?i qëndroje deri ne fund koalicionit me Partine Socialiste. Por duke iu referuar deklaratave te kundërta per çështjen e kanabisit, ai tërhoqi vëmendjen se është koha per dialog dhe jo monolog. Dialogu per ministrin e bujqësisë nga radhët e LSI, është rruga e vetme edhe per marrëdhënien me opozitën. Deklaratat e Panaritit vijnë ne kohen kur nje dite me pare kreu i grupit parlamentar te LSI kërkoi nga institucionet lufte konkrete kundër kanabisit dhe jo spektakle. Deklarate kjo qe mori përgjigje te ashpër nga ministri i brendshëm ne detyre, Sajmir Tahiri.