Report TV - Ishte nisur për Greqi, grabitet e më pas vritet pogradecari

Report TV 2017-07-04

Views 2

DEVOLL-Tre persona janë sulmuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Braçaj të Devollit, teksa ishin nisur për në Greqi. Fatkeqësisht, nga sulmi me sende të forta ka mbetur i vdekur, një 44-vjeçar.

Viktima është identifikuar nga policia si Zarif Allihu nga fshati Starovë i Pogradecit.

Burime nga policia e Korçës, bëjnë me dije se këtyre 3 personave iu janë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh, dhe telefonat celularë.

Dy të plagosurit e tjerë me inicialet, M.V 40 vjeç dhe D.Sh 40 vjeç, janë transportuar për në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shokët e viktimës, janë marrë edhe në pyetje, ku sipas deklarimeve, ata janë përleshur me disa persona në afërsi të kufirit. Nga përplasja dyshohet të ketë të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.

Në një prononcim për Report Tv, një dëshmitar i fshatit Braçaj, ka treguar se si i kanë kërkuar ndihmë të plagosurit në derën e shtëpisë së tij.

Share This Video


Download

  
Report form