Pas publikimit të pamjeve të dhunuesve të gazetarit Elvi Fundo, ky i fundit ka shpjeguar me detaje dinamikën e ngjarjes në studion e Report Tv.
Gazetari thekson se dhunuesit e kanë goditur me hekura dhe më pas janë larguar përmes një lokali në zonën pranë stacionit të treni.
Gazetari thotë se nuk ka mundur të shikojë fytyrat e dhunuesve, dhe nuk mundet t?i identifikojë ata. Fundo ka shprehur besim se policia do arrijë ta zbardhë ngjarjen.