Rama: Në zgjedhje, edhe pa PD - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama u ka bërë të qartë deputetëve se nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor. Burime nga takimi pohuan se kreu i qeverisë nënvizoi, se me ose pa PD-në, PS do të jetë pjesë e zgjedhjeve politike dhe se jo vetëm do t?i fitojë ato, por do kërkojë rezultat akoma më të thellë se në zgjedhjet e vitit 2013. Rama ka qenë i prerë me deputetët, duke u kërkuar të zbresin në terren dhe të punojnë me bazën, për tu bërë të qarta reformat e ndërmarra nga qeveria në këto 4 vite. Po ashtu, kryeministri u ka tërhequr vëmendjen deputetëve të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes, ku do të votohen dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në qeveri. Pas mbledhjes, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin i bëri thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin parlamentar. Më herët, kryesia e Partisë Socialiste, në mbledhjen zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne, vendosi të thërrasë Asamblenë Kombëtare më datë 2 prill, ndërkohë që në fund të të njëjtit muaj, më 29 Prill, do të mblidhet Kongresi Elektoral. Ai pritet të miratojë programin elektoral me të cilin do të garojë PS në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe listën e kandidatëve për deputetë, në të gjitha qarqet e vendit. Forumi më i lartë vendimmarrës në PS përkon me mbylljen e kësaj legjislature dhe nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form