Report TV - Topi: Nishani militant, s'mund të ulë në tryezë Ramën e Bashën

Report TV 2017-07-04

Views 0

Ish presidenti Bamir Topi ka kritika të forta për qëndrimin e presidentit Nishani pas dekretimit të ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas Topit, ky qëndrim e pozicionon kreun e shtetit politikisht e kjo situatë i heq atij mundësinë të organizojë tryeza dialogu për palët politike.

"Pas prononcimit djeshëm detyrohem edhe unë të flas. Akti ishte presidencial. Komentet politike me pozicionim partiak, militantesk tregojnë që Presidenti aktual nuk është në gjendje dhe nuk mund të luajë asnjë rol koordinativ përsa i përket uljes në tavolinë. Edhe vetë e shprehu se ?nëse ftohem marr pjesë në një tryezë politike?. Presidenti nuk ftohet, Presidenti fton. Në rast se do ishte në lartësinë e detyrës, duhet t?u kishte bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezë dhe s?ka nevojë as nga Rama që të shkojë të bisedojë në çadër dhe as nga Basha për të dhënë ultimatume nga çadra", u shpreh Topi.

Share This Video


Download

  
Report form