Xhafaj reagon për “torturat” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak orë pasi presidenti Nishani firmosi dekretet, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj reagoi për here te pare per akuzat e bëra ndaj tij. Duke i konsideruar shpifje te ulëta te orkestruara nga Partia Demokratike Xhafaj mohoi te ketë qene pjese e organeve te ish-sigurimit apo te hetimit, e per me tepër te ketë marre pjese ne torturimin e qytetareve.?Asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme.?Ne deklaratën e shpërndare per mediat Xhafaj akuzoi opozitën si porositësin e këtij keqinformimi publik, duke pasur synim tensionojë situatën politike. Ministri i ri i brendshëm tha se ishin përdorur dëshmitare te rreme per te përbaltur figurën e tij.?Të gjitha këto fakte të cilat jam i detyruar t?i ndaj sot me publikun, më bëjnë të ndihem i keqardhur për mënyrën se si dy individët që kanë ngritur akuza ndaj meje janë keqpërdorur nga porositësit e tyre. Dhe në të njëjtën kohë, jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike. Për ata të cilët më njohin sado pak personalisht, por me siguri edhe për shumicën e opinionit publik që ndër vite është njohur me punën dhe qëndrimet e mia, do të ishte e panevojshme që sot të deklaroj se nuk kam asnjë lidhje me sa pretendohet kundrejt meje.?Xhafaj theksoi se edhe sulmet e mëparshme ndaj tij lidhen me detyrën qe ai ka mbajtur si kryetar i komisionit te reformës ne drejtësi.?Këto akuza e shpifje i kanë kaluar të pesëmbëdhjetë vjetët dhe e kanë marrë përgjigjen më shumë se një herë. Ato riaktivizohen sa herë më besohet një detyrë me rëndësi, njësoj si herën e fundit gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të komisionit parlamentar të Reformës në Drejtësi.?Menjëherë sapo kryeminisri Rama publikoi emrat e katër anëtareve te rinj te kabinetit, opozita reagoi ashpër per kandidaturën e Fatmir Xhafajt te cilën e akuzoi si torturuesin e disa qytetareve gjate regjimit diktatorial. Lulzim Basha madje kërcënoi se Xhafaj do te behej ministër i brendshëm vetëm nëse do te kalonte mbi trupat e demokrateve.

Share This Video


Download

  
Report form