Ora News - Debati PS-LSI për arsimin, Nikolla: Klimë e mirë bashkëpunimi

Ora News Emisione 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatin mes PS dhe LSI për arsimin, ministrja e Lindita Nikolla e shikon si një klimë të mirë bashkëpunimi. Në studion e lajmeve të Ora News Nikolla tha se nuk janë anashkaluar kritikat.
Nikolla: Nuk ka as hedhje poshtë shqetësimi dhe nuk ka asnjë lloj dëshire për ta anashkaluar kritikat dhe situatat që vlejnë për të pasur një standard të ri. Është një klimë bashkëpunimi dhe dëshirë për të bërë më të mirën për maturantët.
Ministrat shkojnë e vijnë, deputetët shkojnë e vijnë, partitë rriten fitojnë dhe humbin zgjedhjet, por ajo që është e rëndësishme është që cilësia dhe shkolla është aty është një pasur publike dhe maturantët duhet të ndihen të qetë dhe të qartë për të vijuar zgjedhjen e tyre që është një zgjedhje me shumë rëndësi në vijimësi të karrierës së tyre profesionale.
Çfarë do të ndodhë këtë vit ajo situatë e konsideruar e paprecedentë, kaosi i krijuar?
Nikolla: Nuk mund të parashikohet në një skemë të re pranimesh në Universitet që një forcë politike, në momentin që maturantët janë duke zgjedhur, në momentin që universitetet kanë shpallur kriterët, në momentin që përfaqësues të universiteteve, por edhe të ministrisë së Arsimit reflektojnë qetësi dhe rregulla të cilën duhet zbatuar, një forcë politike sic është opozita që ne kemi të realizojë 22 statuse në FB, mbi 10 fjalime në parlament apo mbi 8 konferenca për shtyp në drejtimin e kundërt, e ngjizjes së një paniku në mas dhe një paqartësie tek maturantët por që nuk kishte të bënte me atë që po ndodhte. Pra nëse flasim për atë panik të stisur nga opozita unë jam kokëulur sepse nuk mund ta parashikojë që kursesi një forcë politike dhe njerëz të arsyeshëm do të bënin të bënin të mundur ngjalljen e një paniku kaq të madh për një sistem që që nuk është shpikje e qeverisë shqiptare, por është sistemi që sot përdoret rëndom në vendet e BE ku arsimi i lartë është prioritet dhe shënon standard cilësor në hapësirën e arsimit të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debati-ps-lsi-per-arsimin-nikolla-klime-e-mire-bashkepunimi/

Share This Video


Download

  
Report form