Ora News – Takimi me Lu, Berisha: Rama si Noriega, SHBA-BE të mbajnë qëndrim

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet takimi mes ish-kryeministrit Berisha dhe Ambasadorit amerikan Donald Lu, në fokus të cilit ka qenë aktuliteti politik në vend.
Zyra për shtyp e ish-kryeministrit bën me dije se Berisha u shpreh se në vlerësimin e tij situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit.
Ai theksoi në takim se opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.
Gjatë bashkëbisedimit me Lu, Berisha ka argumentuar se rreziqet me të cilat përballet opozita në këtë proçes zgjedhor.
Berisha: Së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë. Zoti Berisha u shpreh se, mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/takimi-me-lu-berisha-rama-si-noriega-shba-be-te-mbajne-qendrim/

Share This Video


Download

  
Report form