Ruçi: Në zgjedhje edhe pa opozitën

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Në Partinë Socialiste shprehen të vendosur që zgjedhjet të mbahen në 18 qershor. Pas kryeministrit Rama edhe numri dy i socialistëve, Gramoz Ruci tha në një takim në Roskovec të Fierit, se maxhoranca do të shkojë në zgjedhje edhe nëse opozita vendos t?i bojkotojë ato.

?Sovrani shqiptar, elektorati shqiptar, populli shqiptar nuk do krizë, e para. E dyta, populli shqiptar nuk do destabilitet. E treta, populli shqiptar do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese që ja jep Kushtetuta, që data 18 nuk është data e palëve, nuk është datë e subjekteve politike, nuk është datë e pozitës, nuk është datë e opozitës. Secila palë, secili subjekt që paraqet ofertën, atë ditë gjykatës është vetëm populli. Ai vendos se kush do jetë mandej nga palët apo subjektet politike mazhorancë dhe kush do të jetë opozitë. ?

Sipas Rucit shtyrja e zgjedhjeve do të prodhonte krize politike ne vend në zgjedhjen e presidentit. Ndërsa në Tiranë Saimir Tahiri tha në një takim në Kombinat se nuk do të ketë shtyre të zgjedhjeve.

Tahiri: ?Për kë thotë se zgjedhjet duhen shtyrë, ne e kemi përgjigjen. Jo në 17 , jo në 19, me 18 Qershor do të shkojmë tek kutitë e votimit bashkë me çdo shqiptar.

Kreu i socialisteve të Tiranës është i bindur edhe cili do të jetë kryeministri pas 18 qershorit.

Tahiri: ?Në 18 qershor ndahet Shqipëria që duam me Shqipërinë që duam të lëmë pas. Kjo falë Partisë Socialiste, kjo falë ekipit tonë, kjo falë liderit, Edi Ramës, kryeministër sot,kryeministër pas 18 Qershorit.

Tv Klan

"Sovrani shqiptar, elektorati shqiptar, populli shqiptar nuk do krizë, e para. E dyta, populli shqiptar nuk do destabilitet. E treta, populli shqiptar do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese që ia jep Kushtetuta, që data 18 nuk është data e palëve, nuk është datë e subjekteve politike, nuk është datë e pozitës, nuk është datë e opozitës. Secila palë, secili subjekt që paraqet ofertën, atë ditë gjykatës është vetëm populli. Ai vendos se kush do jetë mandej nga palët apo subjektet politike mazhorancë dhe kush do të jetë opozitë".

Në një takim në Roskovec të Fierit, Ruçi u deklarua prerazi kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve, duke thënë se kjo do të prodhonte krizë politike në vend me zgjedhjen e Presidentit.

"Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Zgjedhjet shtyhen vetëm kur ka situatë të jashtëzakonshme. Sovrani do të ushtrojë kompetencën e vet më 18 Qershor, kjo është e padiskutueshme. Nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 Qershorit, zgjedhja e Presidentit të Republikës është në rrezik".

Ruçi tha se Partia Socialiste është e gatshme të negociojë me opozitën dhe për të pranuar çdo propozim të certifikuar nga OSBE.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form