TIRANE- I ka dhënë fund aventurës pas 1 orë e 20 minuta, Qazim Bruka i cili kërcënoi se do të hidhej nga një lartësi e konsiderueshme e një oxhaku në zonën e Laprakës në Tiranë.
ka qenë ish-bashkëshortja e tij, Hyrije Bruka, ajo e cila e ka bindur të zbresë nga lartësia. "Po vajzën ku do e lësh?", mësohet t'i jetë drejtuar gruaja ish-burrit të saj.
Qazim Bruka, 43 vjeç u ngjit në oxhakun e një uzine, pranë depos së ujit dhe kërcënoi se do t'i jepte fund jetës për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia pas divorcit me bashkëshorten si dhe prej një viti takon fëmijët.
Bruka mbante në duar disa dokumente ndërsa përsëriste vazhdimisht se është dhunuar fizikisht nga përmbarimi.
Mësohet se Qazim Bruka nuk lejohet nga ish-bashkëshortja e tij, Hyrije Bruka, që të jetojë me të në një banesë, pasi çifti është ndarë.
Në vendngarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa një prej efektivëve të RENEA-s po negocion me të për t'i dhënë fund kësaj aventure.
Policia po negocion me të për të zbritur nga lartësia nga ku kërcënon se do të hidhet. Ndërkohë, ka mbërritur edhe ish-bashkëshortja, për ta bindur që të mos vetëflijohet.