Report TV - Kanceri, Tarifa: Numri i të prekurve po rritet por jo në shifra të frikshme

Report TV 2017-07-04

Views 4

Shefja e kimioterapisë në Shërbimin Onkologjik Dhurata Tarifa, e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv u shpreh se numri i personave të prekur nga kjo sëmundje ka pësuar rritje por jo në shifra të frikshme.

Sipas saj numri i të sëmurëve është në rritje, por krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendet e fundit. Ajo u shpreh se sensibilizimi i grave është më i madh krahasuar me vitet e kaluara e për këtë arsye sipas saj kemi një numër më të ulët të vdekjeve.

?Sa më herët të paraqitet aq më mirë trajtohet. Incidenca është në rritje por mortaliteti është më i ulët, sepse gratë kanë filluar të kontrollohen por edhe për shkak të aparaturave që ndihojnë në kurimin e kancerit?, tha Tarifa.

Gjithashtu Tarifa tha se mosha e cila ka shanse më të larta që të preken nga kjo sëmundje është tek gratë mbi moshën 35 vjeç si dhe gratë e bardha janë më të prirura që të preken nga kjo sëmundje se gratë afrikane.

Duke sjellë në vëmendje statistikat, Tarifa u shpreh se 1 në 250 gra mbi moshën 35 është e prirur të preket nga kanceri i gjitrit, ndërsa shanset më të ulta janë tek vajzat nën 20 vjeç, 1 në 2000.

Share This Video


Download

  
Report form