Ora News – KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakëve Tërmet Peçi e Adriatik Zotkajt

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandateve për dy kryebashkiakët, Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi.
Katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër kësaj kërkesës.
Biba: Në lidhje me vendimin për të shpallur të pavlefshmërinë dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit në mënyrë të parakohshme të zt.Adriatik Zotkaj, votojnë katër vota kundër. Për të shpallur të pavlefshmërinë dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit në mënyrë të parakohshme të zt.Tërmet Peçi, votojnë katër vota kundër.
Vendimi u mor në mungesë të përfaqësuesve të Opozitës të cilët më herët u larguan duke argumentuar se mbledhja nuk ka bazë ligjore.
Vera Shtjefni: Është e qartë se nuk ka as bazë ligjore dhe as kompetencë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të bërë këtë lloj teatri që bëri sot. Në pikëpamjen ligjore dhe morale, kjo është një shfaqje e shëmtuar sepse përfshiu edhe subjekte që nuk kanë asnjë lloj ngarkese në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit.
Edhe për 19 deputetët dhe kryebashkiakët KQZ vendosi të mos u ndërpresë mandatin me argumentin se nuk kanë shkelur ligjin për dekriminalizimin. mestyre ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PBDNj Vangjel DUle, Sprtak Braho i LSI ej. 19 subjektet kishin lënë pa plotësuar një nga rubrkikat në formularin e dekriminlalzimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-kqz-do-verifikoje-rast-pas-rasti-formularet-e-13-deputeteve/

Share This Video


Download

  
Report form