PD: Bojkot zgjedhjeve në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i republikës Bujar Nishani dekretoi 7 majin si datën per zhvillimin e zgjedhjeve per Bashkinë e Kavajës, por opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhje. Nënkryetari i PD Edi Paloka, deklaron se opozita e ka marre vendimin qe nuk do te ketë zgjedhje pa qeveri teknike, dhe nga ky vendim nuk përjashtohet as procesi elektoral për kryetarin e Bashkisë se Kavajës. Zgjedhjet ne Kavaje do te zhvillohen pas shkarkimit te ish-kreut te bashkisë Elvis Rroshi. Rroshi ishte një prej figurave me te sulmuara te Partisë Demokratike dhe ishte ne qendër te fushatës se opozitës per nevojën e dekriminalizimit te politikes. Një vit pas hyrjes ne fuqi te ligjit per dekriminalizimin, Rroshi humbi mandatin pikërisht per shkak te këtij ligji. Ne çadren e opozitës u organizua nje bashkëbisedim me pronaret dhe demokratet premtuan kompensim 100% te pronës ne momentin qe shqiptaret u besojnë votën.

Share This Video


Download

  
Report form