Report TV - Bankat 2.6 mld € fonde jashtë kufijve eksperti:Penalizohet biznesi vendas

Report TV 2017-07-04

Views 0

Ndërsa kreditimi i biznesit vendas është në nivele shumë të ulëta, 2.6 miliardë euro janë nxjerrë jashtë kufijve të Shqipërisë nga ana e bankave tregtare.

Eksperti i ekonomisë, Arjan Kadareja, thotë për Report TV se kjo sasi parash është nxjerrë në formën e depozitave në bankat e huaja, në kreditimin e bizneseve jashtë kufijve, si dhe përmes blerjes së bonove të thesarit të qeverive gjetke në Evropë.

?Mund të jetë rreth 20% e aktiveve të sistemit bankar, përafërsisht mund të jenë rreth 2.6 miliardë euro. rreth gjysma, 1.3 miliardë janë depozita me bankat e tjera, gjysma tjetër janë kredi, rreth 690 milionë, dhe 570 milionë janë tituj borxhi të qeverive ose subjekteve të vendeve veropiane?, thotë Kadareja.

Kaderja thotë se ky trend në rritje gjatë dy viteve të fundit penalizon biznesin shqiptar, ndaj të cilit bankat janë shumë dorështrënguara kur vjen fjala te kredidhënia.

Tendenca për të rritur investimet jashtë kufijve pranohet edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Por Sekretari ekzekutiv i saj Spiro Brumbulli thotë se zgjerimi i investimeve jashtë kufijve është bërë pa harruar për asnjë ccast tregun e brendshëm

?Ajo që na pengon është biznesi i madh. Dhe kjo ka një shpjegim. 35 kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 50% të kredive me probleme, nuk mund të jenë më objekt i kredimarrjes?, thotë Brumbulli.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS