Qëndrimin e kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë e përforcoi nga Shtetet e Bashkuara edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha, i cili tha se opozita i ka të gjitha mekanizmat për të mos lejuar një proces elektoral farsë.
Në përfundim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Basha tha se mori mbështetjen e administratës Trump për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme pas dezinformimit që sipas tij qeveria u ka bërë partnerëve ndërkombëtarë.
Kreu i demokratëve ripërsëriti qëndrimin se zhbllokimi mund të vijë vetëm përmes një qeverie teknike dhe konsensusit për paketën ligjeve ne drejtësi.
Tv Klan