Ora News – Në një vit 407 raste me tuberkuloz, 96% raste të reja

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit nga tuberkulozi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 407 të prekur në vendin tonë. Sipas të dhënave 96% e tyre janë raste të reja. Tuberkulozi mund të parandalohet dhe hapa në frenimin e sëmundjes mund të bëhen duke mbrojtur kategoritë risk si të varfërit, personat që vuajnë dënimin dhe të prekut me hiv/aids.
Gjatë vitit 2016 në spitalet e vendit janë raportuar 407 raste me Tuberkuloz nga të cilat (96%) raste të reja dhe (4%) të ritrajtuar. Por autoritet shëndetësore e konsiderojnë këtë situatën e sëmundshmërisë me incidencë të ulët krahasuar me vendet e rajonint.
Mjeke: Konsiderohemi si vend me insitens të ulët. Epidemologjia e tuperkulozit në Shqipëri monitorohet nga të gjitha dispanceritë e rretheve, nga programi kombëtar i tuberkulozit dhe nga spitali Shefqet Ndroqi.
Gazmend Bejtja, përfaqëuesi i OBSH në Shqipëri tha se ofron mbështetjen e tij nga autoritetet shëndetësore në vend, ndërsa u ndal në kategoritë si personat që janë të infektuar me infeksionin hiv, të burgosurit, personat që nuk kanë akses me shërbimet shëndetësore.
Gazmend Bejtja: Tuberkulozi haset më shpesh në personat të cilët janë në cikël varfërie dhe personat që nuk kanë akses në shërbime për shumë arsye, në persona që janë të burgosur dhe te personat që janë të infektuar me HIV.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ne-nje-vit-407-raste-me-tuberkuloz-96-raste-te-reja/

Share This Video


Download

  
Report form