Kanë filluar aplikimet për provimet e maturës shtetërore për formularët A1 dhe A1Z.
Plotësimi i formularit A1 bëhet nga sot, 25 mars deri më 5 prill, ku shkollave tashmë iu është shpërndarë edhe kalendari për datat e aplikimit.
Rezana Vrapi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka sqaruar edhe rregullat e regjistrimit.
Për plotësimin e formularit A1, maturantët duhet të tregojnë shumë kujdes, pasi nuk do të ketë një mundësi të dytë.