Ora News – Ruçi-deputetëve të PS: Gjeni dakordësinë për ligjet me LSI-në

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pa praninë e kryeministrit Rama, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar, të jenë prezent në seancën parlamentare të së enjtes për të votuar ligjet e reformës në drejtësi.
Për t?u votuar në parlament janë dy kode të rëndësishme si Kodi i procedurës penale dhe kodi penal, për të cilët duhet një shumicë prej 84 votash.
Këto ligje kushtëzohen edhe me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kundërshtitë për nene të caktuara të tyre, mësohet se janë diskutuar edhe në mbledhjen e deputetëve socialistë.
Ka qenë kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, e cila ka thënë se këto kode janë ende të pambyllura për shkak të mos dakordësisë me aleatin e qeverisjes, ndërsa zoti Ruçi ka kërkuar që të sqarohen kundërshtitë dhe të gjendet gjuha e përbashkët për të kaluar këto ligje në parlament.
Pas mbledhjes, deputeti socialist, taulant Balla u shpreh I sigurtë se këto ligje dotë kalojnë ndërsa i bëri thirrje demokratëve të vijnë dhe t?I votojnë këto ligje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-deputeteve-te-ps-gjeni-dakordesine-per-ligjet-me-lsi-ne/

Share This Video


Download

  
Report form