Report TV - 22 të zhdukur muajt e fundit ​5 të mbytur në det e lumenj

Report TV 2017-07-04

Views 1

Në 3 muajt e fundit 22 persona janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë gjetur të mbytur në det ose në lumenj.

Të dhënat e Policisë së Shtetit flasin për një rritje të numrit të personave që nuk kanë lënë gjurmë dhe janë në kërkim nga familjarët e tyre. Burimet sqarojnë se në 3 muajt e fundit 14 persona janë zhdukur vetëm në Qarkun e Vlorës.

Pavarësisht kërkimeve, Policia thotë se disa prej këtyre personave janë gjetur të mbytur, ndërkohë që dyshohet se një pjesë e tyre janë larguar jashtë Shqipërisë.

Brenda 1 muaji e gjysmë 5 persona janë gjetur të mbytur, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Lushnja dhe Shkodra.

Share This Video


Download

  
Report form