Report TV - Ruçi:Me apo pa LSI, PS-ja me platformën e saj në zgjedhje

Report TV 2017-07-04

Views 0

FIER-"Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj për të shkuar në zgjedhje me LSI-në, por i takon kësaj të fundit të vendosë".

Kështu u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në Fier, i cili gjithashtu theksoi se me apo pa LSI-në, PS do të parashtrojë platformën e saj qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.

"Atë që kodi i lejon vetë, individualisht vetë, të paraqiten dhe me koalicion, të dyja janë forma demokratike dhe përderisa e lejon kodi elektoral është gjë normale. Megjithatë çdo subjekt politik deri ditën që duhet të përfundojë me regjistrimin në komisionin qendror të zgjedhjeve janë të lirë të vendosin sipas interesave që ata gjykojnë dhe mendojnë se kanë rezultatin më të madh. Kështu që mbetet për tu parë ne dhe vullnetin tonë politik për të qenë me aleatin tonë 4-vjeçar tashmë në qeverisje e kemi shpalosur. Ende LSI-ka s?ka marrë vendimet, është sovrane në vendimet e saja. Ne jemi të hapur qoftë për koalicion, ashtu siç kemi vendosur që me apo pa koalicion, PS të paraqesë alternativat e saj në zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Ruçi nga Libofsha.

Share This Video


Download

  
Report form