Ora News - LSI në zgjedhje pa opozitën, Shano: Zgjodhi pushtetin para kushtetutshmërisë

Ora News Emisione 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Regjistrimi i LSI në KQZ për të marrë pjesë në garën e 18 qershorit nuk ka lëkundur qëndrimin e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet nëse nuk shkohet në qeveri teknike.
Koordinatori i PD, Dritan Shano, i ftuar në ?Ora e Intervistës? në RTV Ora News, tha se demokratët nuk marrin në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.
Shano: Nuk mendoj që ju mund të gjeni shpresën e PD tek fjalët e zotit Ruçi, ne nuk kemi ndonjë shpresë. Kjo është liria e LSI, ne ndjekim rrugën tonë. Çdo gjë që plotëson këtë vullnet tonin të shprehur tashmë, për ne është i mirëseardhur por ne nuk kemi asnjë lloj kalkulimi që një parti e mazhorancës së sotme të shkëputej nga pushteti dhe të mirat që ky lloj pushteti që po shkon drejt monokraturës prodhon për to. Nuk kishim ndonjë suprizë të madhe që LSI vendosi të merrte pjesë në zgjedhje edhe pse u shpreh se nuk ka zgjedhje pa opozitën. LSI tentoi të demostronte një vetëdije që sistemi politik i një vendi mbahet nga mazhoranca dhe opozita dhe kur mazhoranca eleminon njërën këmbë i gjithë sistemi ka rënë por me çduket nevoja për pushtet është shumë herë më e madhe sesa ruajtja e kushtetutshmërisë. Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. I vetmi rast që PD merr pjesë në zgjedhje është pas një qeverie teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka asnjë ekuivokë në këtë mes, edhe pse të gjithë kanë shpresuar që do të lodheshim.
Ndryshe nga kritikët, Shano nuk e sheh këtë qëndrim të PD si vetëvrasje politike, por është i bindur se kjo ka kosto të cilën ata janë gati ta marrin përballë qytetarëve shqiptarë.
Shano: Natyrisht që do ta konsiderojnë vetëvrasje politike, përkundrazi qëndresë politike në ruajtje të demokracisë. Nuk ka asnjë interpretim tjetër kjo gjë. Tentativa për ta quajtur vetëvrasje politike është për të na rritur presionin tonë. Natyrisht që ka kosto por është një kosto që ne jemi gati ta marrim. Mirëpresim të gjithë kontributet e ndërkombëtarëve. Ata po demostrojnë se kanë vështirësi në të kuptuarit se çfarë realisht ndodh në Shqipëri në këto momente. Bojkoti nuk është ndonjë metodë e mirë dialogu politik apo pjesmarrje në politikë por nuk mund të neglizhojmë faktin se kemi një parlament që demostroi se është i gatshëm të eleminojë opozitën sapo ka rastin më të parë. Nuk mund të ketë drejtësi nga duart e të inkriminuarve, shenjat e gishtave të të cilëve gjenden në komisariatet e Europës. Kjo do të ishte një drejtësi e helmuar, një drejtësi në shërbim të krimit dhe ne do të ishim një fasadë, dekor i këtij proçesi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-ne-zgjedhje-pa-opoziten-shano-zgjodhi-pushtetin-para-kushtetutshmerise/

Share This Video


Download

  
Report form