http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Ministrave ka miratuar planin e veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të Kanabisit për tre vitet e ardhshme. Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se viti 2017-te do të shënojë kulmin në goditjen e fenomenit të kanabisit në vend. ?Duke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje, do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, e theksoj te kombinuar i cili do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim. Në shërbim të këtij operacioni, ne përbërje te task forcës qendrore dhe task forcave lokale do të jenë kapacitetet e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, ato të pushtetit vendor, partnerët ndërkombëtarë etj.? Plani Kombëtar është përpjekje ndërinstitucionale për goditjen me qëllim identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale. ?Plani parashikon masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës. Po ashtu, një proces vlerësimi dhe vetingu ndaj zyrtarëve me përgjegjësi në këtë fushë do të shoqërojë procesin e zbatimit të planit. Identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të krijuara nga veprimtaritë kriminale është një kriter i rëndësishëm për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit.? Për numrin dy të qeverisë, bashkëpunimi ndërkombëtar konsiderohet prioritet i rëndësishëm për suksesin e përpjekjes kundër kanabisit.