Report TV - Mbetje farmaceutike në brigjet e Ishmit,Bovillës dhe Tërkuzës

Report TV 2017-07-04

Views 0

Mbetjet spitalore dhe farmaceutike gjenden në brigjet e lumenjve. Në një vëzhgim të bërë nga Report Tv përgjatë lumit të Tërkuzës, të Ishmit dhe Liqenit të Bovillës, vihet re prania e këtyre mbetjeve farmaceutike.

Ilaçe, shiringa, serume janë disa prej mbetjeve që hidhen në vendshkarkimin e mbetjeve në Zall Herr e më pas përfundojnë në rrjedhën e lumit Tërkuzë, duke u përhapur në të gjithë zonën. Kjo ka sjellë ndotjen e ujit lumenjve dhe të tokave bujqësore rrotull që përdorin ujin e lumit për vaditje.

Artan Manushaqe, ekspert ligjor për mjedisin, shprehet se edhe pse ka kompani të licencuara për mbledhjen dhe asgjësimin e tyre, të përcaktuar në ligj, këto mbetje të rrezikshme vazhdojnë të mos menaxhohen siç duhet.

Sipas ekspertit ligjor këto mbetje klasifikohen si të rrezikshme pasi niveli i ndotjes që vjen prej tyre është i lartë.

Po cilat janë pasojat që sjellin këto mbetje të hedhura?

Në një raport të Qendrës EDEN në vitin 2016 rreth mbetjeve farmaceutike, 60% e farmacive të përfshira në studim nuk kishin në kontratë një subjekt trajtues.
Aktualisht në Tiranë ushtrojnë aktivitet 730 farmaci të licensuara të shpërndara në 11 njësi administrative.

Share This Video


Download

  
Report form