Report TV - Homazhe për tagjedinë e Otrantos mes lotësh familjarët duan drejtësi

Report TV 2017-07-04

Views 5

Një delegacion nga Vlora është nisur drejt Italisë për të përkujtuar Tragjedinë e Otrantos. Ngjarje në të cilën humbën jetën 81 persona nga 115 imbarkuar në anijen "Katri Radës".

Udhëtimi ishte konceptuar si memorial i tragjedisë më të madhe detare në 20 vitet e fundit. Inciativë kjo e Fate Velaj, këshilltarit të kryeministrit për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane. Ndërsa delegacioni kryesohej nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, familjarë të viktimave dhe të mbijetuar të tragjedisë.

Me lot në sy, teksa familjarët kujtojnë momentet e marrjes së lajmit të trishtë për humbjen e të dashurve të tyre, ata kërkojnë që përgjegjësit të dalin para gjyqit.

Të zhgënjyer prej vitesh, kërkojnë nga shteti shqiptar dhe ai Italian, që dhimbja e tyre të ketë një fajtor, gjë e cila nuk është bërë prej 20 vitesh.

Ndërsa i mbijetuari i tragjedisë, Krenar Xhavara tregon momentet e mbytjes së anijës, duke thënë se udhëtimi i tanishëm i ngjan udhëtimit të asaj nate ku ai humbi gruan dhe vajzën e tij 6 muajshe.

Share This Video


Download

  
Report form