Report TV - Male mbeturinash në Liqenin e Shkodrës,plehrat largojnë turistët

Report TV 2017-07-04

Views 2

Dy ditë më parë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes zhvilloi një fushatë ndërgjegjësimi në bashkepunim me strukturat e pushtetit lokal për pastrimin e plazheve në mbarë vendin. Por mesa dukët bregu i liqenit të Shkodrës është lënë në harresë të plotë.

Gjatë vëzhgimit që ne këmi bërë me kameran tonë shihen qartë grumbuj të mëdhenj me mbeturina të cilat janë prezente kudo. Madje kjo lloj panorame është bërë shpesh frymëzim për të nxjerrë në fotografi problemet e manaxhimit të resurseve që ne kemi.

Sipas banorëve shkodranë, në fillim duhet ndërgjegjësimi i qytetarëve, pasi është në dëm të tyre mbushja e bregut të liqenit me mbeturina dhe me pas duhet vëmendje me e shpeshtë nga pushteti lokal.

Edhe pse koha është ngrohur dhe numri i turistëve sa vjen e shtohet liqeni i Shkodrës, vijon të jetë i mbushur me mbeturina të shumta pergjatë gjithë bregut të tij. Madje, disa pjesë të liqenit shërbejnë edhe si vend-grumbullim mbetjesh.

Share This Video


Download

  
Report form